Skënderbeu vazhdon të shkëlqejë në kampionatin shqiptarë. Skuadra korçare në kuadër të javës së katërt mundi kampionët në fuqi të Kukësit në “Zeqir Ymeri” me rezultatin 1:2.
Bruno Dita me një super gol të shënuar në minutën e 30-të kaloi në epërsi korçarët, ndërkohë vetëm 7-të minuta më pas, Kukësi përfiton një penalti të dyshimtë, të cilën në gol e konvertoi sulmuesi tiranas, Elis Bakaj.
Kësisoj pjesa e parë mbyllët me shifrat e barabarta 1:1, teksa edhe përkundër shumë tentativave dhe rasteve të krijuara para portës së vendasve, Skënderbeu golin e fitores e shënoi nga pika e bardhë me anë të Sabien Lilajt, i cili në minutën e 74-të u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke mposhtur për herë të dytë portierin e vendasve, Enea Koliçin.
Skënderbeu me këtë fitore vazhdon të kryesojë tabelën më 10 pikë, ndërsa Kukësi pozicionohet në vendin e tretë më 7 pikë, po aq sa ka edhe Flamurtari i Useinit dhe Pollozhanit në vendin e dytë.