Granit Xhaka shihet si pasuesi i spanjollit, Çabi Alonso te Bajerni i Munihut. Një gjë të tillë raportojnë mediat gjermane, sipas të cilave drejtuesit “bavarez” po ndjekin nga afër situatën e Granit Xhakës te Arsenali.
35-vjeçari Alonso në fund të sezonit pritet të përshëndetet me futbollin, me ç’rast largimi i tij do të lërë një boshllëk të madh në mesfushën e Bajernit të Munihut.
Mirëpo që mos të hetohet një gjë e tillë, kampionët e Gjermanisë i kanë vënë syrin mesfushorit shqiptarë të Zvicrës, i cili edhe më herët ka qenë në shënjestrën e Bajernit, para se të largohej pikërisht nga Bundesliga drejt Anglisë.
Megjithatë gjithçka do varet edhe nga situata që do të krijohet te Arsenali dhe zëvendësimi i trajnerit Venger, i cili me çdo kusht e dëshironte Xhakën në skuadrën e tij. Nëse ndodh që Venger të largohet dhe në vend të tij të vjen ndonjë trajner tjetër që nuk do të llogariste në shërbimet e Xhakës, atëherë mund të ndodhë që futbollistin kosovar ta shohim sërish në Bundesligë.