Futsal Shkupi edhe në ndeshjen e dytë të sezonit të ri ka shënuar fitore me reuzltatin 3:1, njofton “infOSport.mk”. Viktimë e “bardhekaltërve” sonte ishte rivali lokal Juventus Serava, skuadër kjo e cila pësoi edhe disfatën e dytë nga po aq ndeshje në sezonin e ri 2017/2018.
Ylber Alili paralajmëroi fitoren e Futsal Shkupit me një super gol, teksa nuk vonoi shumë dhe Jakup Ramadani me një goditje të fuqishme, i ndihmuar edhe nga Orhan Ibishi arriti që të barazojë rezultatin në 1:1.
Ishte ky rezultati i pjesës së parë, teksa pjesa e dytë u takoi të besuarve të trajnerit Zoran Lekiq, që arritën të shënojnë dy gola në rrjetën e “bardhezinjëve” nga Serava.
Atorë të dy golave gjatë kësaj pjese ishin dy përforcimet e këtij edicioni, Vedat Arsllani dhe Ismet Ceka, të cilët në këtë mënyrë ndihmuan Shkupin për të marrë edhe fitoren e dytë këtë edicion, pas asaj ndaj Kratovës në ndeshjen e javës së parë.