Vardari ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj FC Shkupit, skuadër kjo e cila edhe njëherë tjetër tregoi se bëhet fjalë për një skuadër shumë mirë të organizuar, ndaj së cilës vështirë do ta ketë çdo skuadër.
Golin e vetëm kampionët në fuqi të Maqedonisë e realizuan në minutën e 58-të, kur Barsegian nga brendia e zonës me një goditje precize për tokë mposhti portierin Suat Zendeli, i cili sot ishte i shkëlqyeshëm në portën e “pëllumbave” nga Çairi.
Gardiani shkupjan na rikujtoi në ditët e tij më të mira, ndërsa si në çdo ndeshje edhe në këtë përballje tregoi se është një lider i madh i skuadrës “bardhekaltër”.
SHPEND ASANI SHUME AFER PER TE KALUAR NE EPERSI SHKUPIN PERBALLE VARDARITVARDARI – SHKUPI 0:0 (po zhvillohet minuta e 20-të)
Публикувахте от infosport.mk в 1 октомври 2017 г.
Përveç Vardarit që krijoi disa raste shumë të mira, edhe Shkupi në disa raste rrezikoi konkretisht portën e vendasve. Rastin më të mirë gjatë 45 minutave të para e kishte Shpend Asani, goditjen e të cilit e ndali portieri Gaçevski, që kishte shumë fat në çastet e fundit të takimit, kur Mbella nga brendia e zonës goditi vetëm mbi portë.
Falë kësaj fitore Vardari tashmë pozicionohet në vendin e dytë me 16 pikë të tubuara, 9 më pak se Shkëndija e vendit të parë, teksa Shkupi me 12 pikë të tubuara renditet në vendin e pestë.