E bujshme, FIFA dënon Spanjën, rast për Shqipërinë që të prej Botërorin “Rusi 2018”

Një lajm të bujshëm kanë lansuar mediat angleze, më konkretisht prestigjiozja “The Sun”, sipas së cilës Federata e Futbollit Botëror (FIFA) mund të përjashtojë Spanjën nga Kupa e Botës “Rusi 2018”.

E gjithë kjo do i jepte shumë shpresa Kombëtares shqiptare për të qenë pjesë e një Botërori për herë të parë në historikun e saj.

Futbolli në Spanjë po kalon një moment kritik, pasi nesër do të zhvillohet referendumi për Pavarësinë e Katalunjës.

Lidhur me këtë ngjarje Federata Spanjolle e Futbollit ka kërcënuar me largim nga La Liga skuadrën gjigande të Barcelonës, ndërsa bashkë me të edhe Espanjollin dhe Gironën.

Një gjë e këtillë nuk është pritur mirë nga FIFA, që thuhet se do të marrë masa drastike nga përjashtimi në Kupën e Botës nëse ndodhte një gjë e këtillë.

Spanja aktualisht ndodhet në krye të grupit, dhe në rast përjashtimi “kuqezinjtë” mund të zënë vendin e dytë, duke siguruar një vend në fazën “Play Off” të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2018-të.

 

Leave a Reply