Sokol Cikalleshit si duket i ka bërë mirë ftesa e bërë nga ana e seleskionuesit të Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, për dy ndeshjet eliminatore ndaj Spanjës dhe Italisë, shkruan “infOSport.mk”.
Sulmuesi fierak realizoi njërin prej golave në fitoren 3:0 të skuadrës së tij Osmanlispor ndaj Kasimpasa në kuadër të javës së 7-të në elitën e futbollit turk. Cikalleshi i cili këtë sezon përforcoi rradhët e kësaj skuadre, shënoi golin e tij të parë me fanellën e Osmanlispor në ndeshjen e tij të katërt (e dyta që e nisi nga fillimi), ndërsa përveç tij në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Çagiran dhe Umar.
Ndryshe ishte kjo fitorja e parë këtë edicion për Osmanlispor, që megjithatë vazhdon të mbajë pozitën e fundit në renditjen tabelare me 4 pikë, po aq sa ka edhe Gençlerbirligi në pozitën e parafundit.