Fenerbahçe ka prezantuar talentin shkupjan, Elif Elmas. Reprezentuesi i Maqedonisë sot ka firmosur kontratën me Fenerbahçen dhe ka foluar për media në një konferencë të organizuar nga gjigandët turq.
“Jam i lumtur që jam pjesë e një klubi të madh si Fenerbahçe. Kur me erdhi oferta, nuk mendoa për asnjë moment, e pranova menjëherë që t’i bashkohet Fenerbahçes. Kjo firmë për mua është realizim i ëndrrës, pasi familja ime dhe disa shokë të mi të fëmijërisë bëjnë tifo për këtë klub që nga fëmijëria. Mendojë që do të kem sukses në Fenerbahçe edhe pse skuadra ka shumë futbollist kualitativ. Nuk është problem që duhet të pres deri në janar që të debutojë, pasi gjatë kësaj periudhe do të kem mundësi që të përgatitem më mirë. Në fund dua që të faleminderojë shokun tim, Pero Antiq, i cili luajti rol të madh për ardhjen time këtu”, është shprehur Elif Elmas në prezantimin e tij te Fenerbahçe.