Shkupi sundoi, por nuk fitoi ndaj Pelisterit (VIDEO)

Shkupi edhe përkundër dominimit të plotë në ndeshjen ndaj Pelisterit, në fund duheshe të pajtohet me barazimin 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Ardian Nuhiu edhe njëherë tjetër dëshmuan se do të jenë një kundërshtarë i rrezikshëm për çdo skuadër, ndërsa me pak fat sot në ndeshjen e zhvilluar në Çair, mund të merrnin tre pikët ndaj skuadrës së Pelisterit, skuadër kjo e cila në rastin më konkret gjatë 45 minutave të para arriti që të shënojë edhe golin e epërsisë.

Luhej minuta  e 39-të, braziliani Fernando pasoi për Oliver Peev, i cili pas një kombinimi të dyfishtë me Popzlatanov, arriti që të mposht portierin Suat Zendeli.

Gjatë kësaj pjese vlen të theksohet se Shkupi kishte disa raste të mira me anë të Stojkovskit dhe Shpend Asanit, mirëpo megjithatë nuk arritën të gjejnë rrjetën.

Një gjë të tillë bënë gjatë pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 69-të, kur pas një aksioni të filluar nga ana e mbrojtësit Sedat Berisha, rezervisti Alen Jasharovski arriti që të sjellë barazpeshë në rezultat.

Stojkovski mjaft mirë gjeti në zonën kundërshtare sulmuesin Mbella, goditjen e të cilit portieri mysafir Marko Jovanovski e devijoi vetëm te këmbët e Jasharovskit, që nuk e kishte të vështirë nga afërsia të shënojë për 1:1.

Ky rezultat doli të jetë edhe përfundimtarë, edhe përkundër faktit që Shkupi ishte kundërshtarë më i mirë dhe krijonte raste para portës kundërshtare.

Ky barazim Shkupin e sheh sërish në pozitën e katërt, tashmë me 12 pikë, teksa Pelisteri me 9 pikë të tubuara mbetet në pozitën e 6-të.

Leave a Reply