Janë bërë zyrtare formacionet e Shkëndijës dhe Renovës, skuadra këto që pas pak në Tetovë do të zhvillojnë derbi ndeshjen e javës së 8-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Osmani me përjashtim të mbrojtësit të majtë Çelikoviç dhe dy të rinjëve, Zejnullai dhe Shefiti, nuk ka mungesa të tjera në formacion, ashtu që në fushë do të zbres me 11 futbollistë shumë mirë të përgatitur, përfshirë këtu edhe 4-shen e futbollistëve Alimi, Hasani, Ibraimi dhe Emini, që së bashku kanë shënuar 16, nga gjithsej 23 golat e skuadrës.
Në anën tjetër trajneri Vlatko Kostov edhe më tej nuk mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit të majtë Xhelil Abdullahu, mesfushorëve Burim Sadikut dhe Fatjon Jusufit si dhe sulmuesit, Lavdrim Skenderi.
Më poshtë keni formacionet e të dyja skuadrave.