Zajazi në kuadër të javës së 5-të në Ligën e Dytë – Perëndim ka arritur fitoren e parë në sezonin 2017/2018, njofton “infOSport.mk”.
Zajazi sot si vendas mundi Labunishtën, një skuadër të cilën e kishte mundur edhe në kuadër të ndeshjeve të balotazhit për inkuadrim në Ligën e Dytë.
Të përzgjedhurit e trajnerit Ismail Ismaili shënuan fitore minimale 1:0 falë golit të shënuar nga Valdet Osmani në minutën e 67-të.
Falë kësaj fitore Zajazi tashmë renditet në pozitën e 7-të me 5 pikë të tubuara, po aq sa ka edhe kundërshtari i tyre i sotëm Labunishta në pozitën e 8-të.
Javën që vjen Zajazi do të jetë mysafir i EuroMilkut, teksa Labunishta do të luaj kundër Lokomotivës në Shkup.