Një penalti në minutat e fundit i mohoi fitoren Strugës ndaj Lokomotivës (VIDEO)

Struga Trim Lum ishte pa fat sot në ndeshjen ndaj Lokomotivës së Shkupit, ndaj së cilës skuadër në fund u nda me barazimin 1:1. Ka qenë një penalti e akorduar në minutat e fundit të takimit në favor të Lokomotivës së Shkupit, që prishi festën e Struga Trim Lum, që deri në ato momente po avansonte me rezultatin 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Goooool Flamur Tairi!!!! minuta e 55FC Struga vs. Lokomotiva 1:0

Публикувахте от F.C. Struga в 26 септември 2017 г.

Autorë i golit për skuadrën e trajnerit Nexhad Husein, ishte kapiteni Flamur Tairi, i cili gjithashtu në minutën e 55-të ishte i treguar i saktë nga pika e bardhë.

Me këtë barazim Struga Trim Lum tashmë duhet lëshuar pozitën e dytë Vëllazërimit të Kërçovës, që në teren vendas me reuzltatin 3:1 mundi EuroMilkun. Zajazi realizoi fitoren e parë në ndeshjet e sezonit të ri duke mundur Labunishtën, Gostivari barazoi në transfertën ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, teksa Teteksi me rezultatin 4:2 mundi Novacin.

 

LDFM – Perëndim

Rezultatet e javës së 5-të

 

Struga Trim Lum 1 : 1 Lokomotiva
Makedonija Gj.P 2 : 2 Gostivari
Vëllazërimi 3 : 1 EuroMilku
Zajazi 1 : 0 Labunishta
Teteksi 4 : 2 Novaci

Leave a Reply