Skënderbeu i Korçës të enjten në “Elbasan Arena” do të zhvillojë ndeshjen e xhiros së dytë në ndeshjet në grupe të Liga Evropa përballë skuadrës zvicerane të Jang Bojs.
Pas disfatës në ndeshjen e parë ndaj Dinamo Kiev, korçarët kërkojnë pikët e para në tokën e tyre, ndërsa drejtuesit e skuadrës për të stimuluar edhe më shumë futbollistët e tyre kanë vendosur një premio prej 100 mijë euro.
Një gjë të tillë shkruajnë mediat shqiptare, të cilët potencojnë se kjo shumë do të shpërndahej në mes futbollistëve në rast fitoreje, ndërsa për barazimin premio është 50 mijë euro.
Mirëpo kjo nuk është e tëra nga skuadra korçare, pasi ata përveç premios së premtuar janë duke u përkujdesur edhe për transportin e tifozëve të tyre nga Korça drejt Elbasanit, në mënyrë që t’ua lehtësojnë pjesëmarrjen në këtë ndeshje të rëndësishme që në program është të enjten me fillim në ora 21:05.