Talenti shqiptar i Milanit, Ismet Sinani ka shënuar sot golin e parë në karrierë me fanellën e “kuqezinjëve” deri në moshën 19-vjeçare, ose siç njihen ndryshe si “Primavera”.
Mbrojtësi shqiptarë realizoi golin e nokautit ndaj Bolonjës në minutën e 92-të, kur shënoi për 2:0. Ai kontrolloi mjaft mirë në zonë një top të ardhur nga Bellanova dhe pasi arriti që të kontrollojë topin me gjoks me të djathtën e tij shënoi edhe për herë të dytë në rrjetën e skuadrës kundërshtare.
Për ekipin “Primavera” të Milanit ishte kjo fitorja e parë nën drejtimin e trajnerit Xhenaro Gatuzo, pas dy disfatave të njëpasnjëshme nga Sassuolo (5:1) dhe Interi (1:3).
Ismet Sinani pjesë e Milanit është gati dy vite, ndërsa vitin e kaluar ai një periudhë stërvitej me ekipin e parë.