Mbyllet shtëpia muze e ikonës së boksit Muhammad Ali

Shtëpia-muze e ikonës së boksit Muhammad Ali ka mbyllur dyert. Bëhet fjalë për shtëpinë ku legjenda e boksit botëror, Ali kishte lindur, në vitin 1942, në Ëest Louisville dhe që ishte inauguruar si shtëpi-muze në vitin 2016, pak kohë para se Ali të ndërronte jetë më 3 qershor të po atij viti.

Lajmin e mbylljes e ka konfidmuar një nga personat që kujdeseshin për të, Evan Bochetto, që tha se është e nevojshme të kryhen disa riparime. Gjatë këtyre dy viteve, shtëpia është vizituar nga 10 mijë persona, pak krahasuar me famën që ka Muhammad Ali.

“Mbyllur për punime” është kartela vendosur në hyrje të shtëpisë, por në fakt e vërteta është krejt ndryshe. Bëhet fjalë për probleme fondesh për mirëmbajtjen e saj. Administratorët e shtëpisë kishin kërkuar ndihmën e Bashkisë së Louisville, e cila pranoi kërkesën, duke dhënë një fond prej 50 mijë dollarësh për këtë projekt. Por kjo shumë nuk është e mjaftueshme, aq sa u vendos që shtëpia-muze të mbyllet, pasi nuk ka një projekt-afatgjatë për mirëmbajtjen e saj, çka mund të detyrojë administoratorët ta shesin atë.

Leave a Reply