Reali i gatshëm për super goditjen e madhe

Edhe pse deri në merkaton e veres ka edhe disa muaj, gjigandët e Realit të Madridit që tani janë duke përpiluar listën e dëshirave të trajnerit Zinedin Zidan për sezonin e ri, njofton “infOSport.mk”.

Një ndër dëshirat më të mëdha të “madrilenëve” pa dyshim që është mesfushori i Çelzit, Eden  Hazard.

Belgu është kthyer në një lider te skuadra londineze nën urdhërat e Antonio Kontes, teksa forma e tij ka qenë gjithnjë në rritje dhe tani vjen interesimi nga skuadra madrilene që kërkon të grumbullojë yjet në ekip.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze dhe ato spanjolle, Florentino Perez është i gatshëm të paguaj një shumë prej 100 milion eurove për të sjellë atë në “Santiago Bernabeu”, edhe pse do ta ketë të vështirë, pasi me Çelzin kampion, ambiciet e skuadrës “blu” nga Londra sezonin që vjen pa dyshim që do të jenë edhe më të mëdha, ndërsa ato ambicie mund të bëhen realitet vetëm nëse në skuadër mban yjet e mëdha të futbollit evropian, e që pa dyshim se një ndër ta është edhe belgu, Hazard.

Leave a Reply