Përveç emrave të tre futbollistëve, FIFA ka bërë të ditur edhe emrat e trajnerëve, portierëve dhe futbollisteve të nominuar për çmimin e më të mirit “TH BEST”, që për të dytin vit me rradhë do të jepet nga FIFA, çmim ky më ndryshe nga ai i “Topit të Artë” që mbetet në organizim të “France Football”.
Në konkurrencën e trajnerëve tre të nominuarit janë, Zinedin Zidan i Realit të Madridit, Masimiliano Allegri i Juventusit dhe Antonio Konte i Çelzit.
Në garën për portierin më të mirë do të konkurrojnë Xhanluixhi Bufon (Juventus), Kejlor Navas (Real Madrid) dhe Manuel Nojer (Bajern Munih), teksa për futbollisten më të mirë të vitit janë nominuar Dejna Kasteljanos (Venezuelë), Çarli Lojd (SHBA) dhe Lejke Martens (Holandë).
Ceremoniali i ndarjes së çmimeve për më të mirët do të mbahet me 23 tetor në Londër.