Talenti në jetë është i rëndësisë kruciale, mirëpo puna të ngjet dhe të mban në lartësitë e yjeve. Shembull origjinal për këtë janë Enis Bardhi dhe Adnan Januzaj, që kishin start dhe rrjedhë diematralisht të kundërt të karrierave të tyre. Deri sa Januzaj luante me të rinjë e Mançester Junajtedit dhe më pas edhe me ekipin e parë, Bardhi po mundohej në Ligën e tretë të Suedisë, ekipin e dytë të Brondbyt në Danimarkë dhe më pas skuadrën modeste të Ujpeshtit në Hungari.
SUPER GOLI I BARDHIT I SHËNUAR NDAJ REAL SOCIEDADIT
Публикувахте от infosport.mk в 21 септември 2017 г.
Mirëpo deri sa Januzajt filloi ti bie në kokë fama, Enisi vazhdonte të punojë me përkushtim admirues. Dikur larg njëri tjetrtit secili me jetën e tij, tani i bashkon kampionati spanjol, ku shohin vetën si rival direkt. Por ndeshja Levante-Real Sosiedat i takoi bindshëm skuadrës nga Valencia që fitoi 3:0, ndërsa Januzaj për 90-të minuta nga pankina u desh të ndjek mjeshtëritë e Bardhit në terren, që u kurrorëzuan me një kryevepër të shkupjanit pak para fundit të takimit.
Ky ishte goli i tretë i Bardhit në 5 xhiro të La Ligës, me reprezentuesin e Maqedonisë që ka zhvilluar 4 ndeshje ( ndaj Realit qëndroi në pankinë ). /InfOSport.mk