Emini: Ky do të jetë sezoni i Shkëndijës (VIDEO)

Izair Emini po kalon momentet e tij më të mira në karrierë. I lumtur që po luan me klubin e tij të zemrës dhe që la pas mosmarrëveshjet me ish klubin e tij Kukësin, Emini po shkëlqen me fanellën e “kuqezinjëve” nga Tetova, për të cilën skuadër në 3 ndeshje ka shënuar 4 gola.

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLSHKËNDIJA – SILEKSI 1:0(I. Emini 13')

Публикувахте от infosport.mk в 20 септември 2017 г.

“Sigurisht se besoj se ky do të jetë pikërisht sezoni i Shkëndijës. Kujtoj unë kam fituar me këtë skuadër titullin e kampionit edhe më parë, uroj që ta përsërisim dhe këto 6 xhirot e para po japin një indikacion se ne jemi në rrugë të drejtë, për të arritur objektivat sezonal dhe për të rikthyer titullin e kampionit në Tetovë” – tha enkas për “infOSport.mk” autori i tre golave për Shkëndijën në ndeshjen e fundit ndaj Sileksit.

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLSUPER AKSION I SHKENDIJES QE JA VLEN TA NDIQNISHKËNDIJA – SILEKSI 2:0(I. Emini 27')

Публикувахте от infosport.mk в 20 септември 2017 г.

“Sa u përket golave të shënuar ndaj Sileksit, më duhet të pranoj se jam tepër i kënaqur, pasi nuk është punë e vogël të bësh tre gola në një ndeshje, për më shumë që kjo ishte hera e parë që unë arrijë një gjë të tillë dhe për këtë arsye unë gjejë arsyen për të falënderuar shokët e skuadrës dhe gjithë ekipin, sepse pa ndihmën e tyre, pa mbështetjen e tyre unë nuk do të kisha arritur të bëjë këto tre gola” – deklaroi Emini.

Rikujtojmë futbollisti tetovarë golin e tij të parë me fanellën e Shkëndijës e kishte realizuar që në debutimin e tij ndaj Pobedës.

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLEMINI RRUMBULLAKSON HAT TRIKUN E TIJ TE PARE ME SHKENDIJEN SHKENDIJA – SILEKSI 4:0(I. Emini 89')

Публикувахте от infosport.mk в 20 септември 2017 г.

Leave a Reply