Juventus Serava sonte me fillim në ora 19:00 do të zhvillojë ndeshjen e parë të sezonit të ri në elitën e futsalit vendor.
“Bardhezinjtë” nga Serava do të jenë mysafir të Astibos në Shtip, ndeshje kjo që starton në ora 19:00.
Te Juventus Serava në këtë ndeshje pritet të debutjnë edhe tre përforcimet e merkatos së verës, dy lojtarët Haris Omeroviç – Samir Veliu, si dhe portieri Bujar Buqi, me të cilin “infOSport.mk” zhvilloi një bisedë të shkurtë.
Ai kishte pranuar me kënaqësi të jetë pjesë e klubit shkupjan, i cili vite me rradhë po garon me sukses në mesin e më të mirëve në futsalin vendor.
“Vërtetë jam i lumtur që do jem pjesë e një klubi shumë të madh siç është Juventus Serava. Pasi mu ofrua mundësia, pa hamendje pranova dhe besoj se do arrijmë rezultate shumë të mira gjatë sezonit të ri”- u shpreh fillimisht Buqi, duke vijuar më pas të flas edhe për takimin e sotshëm ndaj Astibos.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë, duke pasur parasysh se kundërshtarin nuk e njohim edhe aq mirë. Ata këtë vit janë pjesë e elitës, ndërsa Juventus Serava vite me rradhë po bënë gara në mesin e më të mirëve, ashtu që besoj se në këtë rast do luaj rol edhe përvoja që kemi, që në fund nga Shtipi të kthehemi me pikë të plota” – tha Bujar Buqi, një portier shumë cilësor, i cili kualitetet e tij i tregoi që në kohën kur ishte pjesë e skuadrës së shkollës së mesme “Zef Lush Marku”.
Në ndeshjet tjera të javës së parë, Futsal Shkupi do të jetë nikoqir i Kratovës, një skuadër tjetër kjo që këtë vit u inkuadrua në mesin e më të mirëve, SEE Universiteti do të mirëpret Mal Ajaksin, Velesi do të jetë nikoqir i Cikos, teksa Zhelezareci do të luaj me Hedisin.
Liga e Parë në futsal Xhiroja e Parë (21-24.09) |
||
Futsal Shkupi | – | KMF Kratovo |
KMF Astibo | – | Juventus Serava |
SEEU Tetovë | – | KMF Mal Ajaks |
KMF Velesi | – | KMF Ciko |
KMF Zhelezareci | – | KMF Hedisi |