Seferi debutoi me Shqipërinë U21 (VIDEO)

Taulant Seferi ka debutuar sot me fanellën e kombëtares shpresa të Shqipërisë në ndeshjen kontrolluese ndaj Moldavisë, në të cilën ndeshje skuadra “kuq e zi” nuk arriti më shumë se një barazim pa gola.

Seferi në një prononcim për portalin “infOSport.mk” shpalosi ndjenjat dhe emocionet e tij nga ky debutim me fanellën “kuq e zi”, që ka qenë njëherit edhe ëndërr e futbollistit me origjinë nga Kumanova.

“Nuk jam i kënaqur nga rezultati, mirëpo mund të them se ishte kënaqësi që unë debutova me fanellën “kuq e zi”. Ishte hera e parë që luanim bashkë dhe normal që na nevojitet kohë për tu adaptuar si ekip. Shpresojë që në ndeshjen e rradhës, të hënën të tregojmë një lojë edhe më të mirë dhe kuptohet të shënojmë një rezultat pozitiv ndaj moldavëve” – tha Seferi enkas për “infOSport”.mk” nga Elbasani.

Taulant Seferi ishte startues në ndeshjen e zhvilluar sot në “Elbasan Aarena”, që më pas të zëvendësohet nga Valdrin Mustafa në minutën e 60-të. Ai gjatë minutave të kaluara në fushë, tregoi një lojë të kënaqshme për trajnerin Bushi, për të cilin futbollisti i Jang  Bojs ka një mendim shumë pozitiv.

Seferi pritet që të jetë pjesë e kombëtares shpresa të Shqipërisë edhe në ndeshjen e dytë ndaj Moldavisë, ndeshje kjo që në program është të hënën, kësaj rradhe në Tiranë.

Leave a Reply