Juventusi ka shënuar edhe fitoren e pestë nga po aq ndeshje në sezonin e ri futbollistik në “Serie A”, duke konfirmuar formën e mirë në të cilën gjendet sezonin e ri futbollistik, shkruan “infOSport.mk”.
“Zonja e Vjetër” sonte para tifozëve të vetë me reuzltatin minimal 1:0 mundi Fiorentinën, me një gol të shënuar nga ana e kroatit Mario Manxhukiq gjatë pjesës së dytë.
Me këtë fitore Juve me 15 pikë të grumbulluara ndanë pozitën e parë në renditje bashkë me Napolin, që sonte si mysafir me rezultatin 4:1 mundi Lacion e Thomas Strakohësh.