Interi është ndalur nga Bolonja në ndeshjen e javës së 5-të në “Serie A”. Skuadra e trajnerit Spalleti nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 në transfertën në “Rrenato Dall’Ara”.
“Zikaltërit” deri më tash ishin të pagabueshëm, duke shënuar 4 fitore nga po aq ndeshje.
Simone Verdi shënoi në pjesën e parë për Bolonjan, ndërsa Interi deri tek barazimi erdhi gjatë pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 77-të falë golit të shënuar nga pika e bardhë nga ana e kapitenit, Mauro Ikardi.
Me këtë barazim Interi tashmë pozicionohet i vetmuar në pozitën e parë me 13 pikë, një më shumë se Napoli dhe Juventusi, që kanë edhe nga një ndeshje më pak të zhvilluar.