Ish sulmuesi kamerunas i Interit, Samuel Eto’o, pasi ti thotë lamtumirë futbollit dëshiron të bëhet trajner. Dëshira e tij është që një ditë të udhëheq Iinterin, te e cila skuadër kishte kaluar ndër momentet e tij më të mira të karrierës.
Një gjë të tillë kishte bërë të ditur George Gardi, këshilltari i skuadrës së Antalyaspor, pjesë e së cilës skuadër aktualisht është sulmuesi kamerunas, Eto’o.
“Eto’o pasi të lërë futbollin? Ai dëshiron të bëhet trajner dhe ëndërron që një ditë të drejtojë Interin”, tha Gardi për “Tuttomercatoweb”.