Imeri i kënaqur me barazimin ndaj Skënderbeut të madh

Demir Imeri ka mbetur i kënaqur me barazimin e skuadrës së tij, Kamzës në përballjen ndaj skuadrës së njohur korçare, Skëndërbeut, shkruan “infOSport.mk”. Ai e nisi këtë ndeshje si titullar, duke luajtur deri në minutën e 64-të, kur u zëvendësua nga ana e Rezit, autorit të golit të barazimit për Kamzën, i cili shënoi vetëm pas 3 minutave të kaluara në fushë.

“Ishte me të vërtetë një ndjenjë e shkëlqyeshme, patëm një kundërshtarë shumë të fortë, siç është Skënderbeu, po ia dolëm të marrim barazimin dhe për mendimin tim kjo është një moral shumë i madh për ndeshjet tjera në kampionat” – tha enkas për “infOSport.mk”, Demir Imeri.

Ai kishte mbetur i kënaqur edhe nga atmosfera e krijuar nga ana e tifozëve vendas, duke ju premtuar atyre edhe shumë ndeshje dhe rezultate tjera pozitive.

“Ishte një atmosferë shumë e mirë dhe e ngrohtë dhe shpresoj që ti kënaqim edhe më shumë ndeshje pozitive” – u shpreh Imeri.

Kamza dhe Skënderbeu barazuan 1:1, ndërsa te skuadra korçare nga minuta  e parë deri  në të 75-tën në lojë ishte edhe ish futbollisti i Rabotniçkit, Suad Sahiti.

Leave a Reply