Pa fitues dhe pa gola është mbyllur kryendeshja e javës së dytë në Superligën shqiptare midis Partizanit dhe Kukësit, me të “kuqtë” që jo vetëm nuk gjejnë fitoren e parë në këto dy javë, por as rrugën e rrjetës.
Një start aspak i mirë i trajnerit italian Mark Juliano me Partizanin, ndërkohë që serbi Mlladen Milnkoviç me Kukësin e tij largohet i pamundur nga “Selman Stërmasi”.
Partizani e shikon veten me 1 pikë pas dy javësh duke treguar se nuk është akoma gati, teksa Kukësi me 4 pikë të tubuara ndanë pozitën e dytë me Skënderbeun që më herët barazi 1:1 në transfertën ndaj Kamzës.
Vendin e parë e mbanë Teuta e Nijas Lenës, që pas dy xhirove të para ka arritur po aq fitore, duke mundur Luftëtarin (2:1) dhe Vllazninë (1:0).