Sulmuesi çek, Patrik Shik e ka nisur shumë keq aventurën e tij te Roma, për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme.
Çeku gjatë kësaj vere u transferua nga Sampdoria për shifrën e 38 milionë eurove, por nuk ka startuar asnjë ndeshje këtë sezon.
Kështu pritet të ndodhë edhe në ndeshjen e ardhshme ndaj Beneventos, ku Shik do të mungojë për shkak të lëndimit, shkruan “Sky Sports”.
Ndeshja Benevento – Roma në program është të mërkurën (18:00h), ndërsa përveç Shik, trajneri Euzebio Di Françesko me shumë gjasa nuk do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e belgut, Radja Naingolan, i cili shënoi një gol në fitoren ndaj Veronës të zhvilluar të shtunën, ku Roma shënoi fitore të pastërt 3:0 falë edhe një dy golëshi të shënuar nga ana e sulmuesit boshnjak, Edin Xheko.