Suat Zendeli kërkon shumë maturi në ndeshjen ndaj Skopjes

Shkupi të mërkurën në stadiumin e Çairit para tifozëve të vetë do të luaj derbin lokal ndaj Skopjes, skuadër kjo e cila në fundjavë surprizoi kampionët në fuqi të Vardarit, duke ju shkëputur atyre një pikë, shkruan “infOSport.mk”.

Një fakt i tillë ka bërë që në skuadrën nga lagjia e Hekuranës të mbizotërojë një atmosferë e mirë, ndërsa e njëjta gjë po ndodh edhe në taborin e “bardhekaltërve” nga Çairi, të cilët të dielën u rikthyen me pikë të plota nga transferta e vështirë ndaj Sileksit.

Megjithatë kapiteni Zendeli porosit bashkëlojtarët e tij që të jenë me këmbë në tokë dhe pa eufori të zbresin në ndeshjen e javës së 6-të, ku me fitore eventuale skuadra e trajnerit Nuhiu do të fguronte lartë në tabelën e klasifikimit.

“Do jemi me këmbë në tokë, pa eufori luajmë të mërkurën në shtëpi me “Skopjen”. Edhe në këtë ndeshje duhet shumë luftë për ta fituar ndeshjen. Janë xhirot e para dhe me një fitore apo një disfatë je lartë në tabelë, apo edhe në fundin e saj, andaj duhet të bëjmë shumë kujdes. Duhet gradualisht të jemi bindës në kampionat. Ju bëjë thirrje tifozëve që të jenë në numër sa më të madh në ndeshjet në vazhdim, gjegjësisht të mërkurën është momenti të jenë në numër sa më të madh. Shpresojmë që t’i gëzojmë me fitore të radhës”, – është shprehu kapiteni i FC Shkupi, Suatr Zendeli.

Ndeshja FC Shkupi – KF “Skopje” luhet të mërkurën në stadiumin e Çairit me fillim në orën 15:30. Kjo ndeshje do të drejtohet nga arbitri kryesor Krumisllav Gjorgjiev, me ndihmësit e tij Nikolla Karakolev, Risto Gjorgjiev dhe Stojançe Stojanov, që të gjithë nga Shtipi.

Leave a Reply