Shkupi të dielën në Kratovë shënoi një fitore të madhe ndaj Sileksit, shkruan “infOSport.mk”.
“Bardhekaltërit” nga Çairi falë golit të shënuar nga Stojkoski në fundin e pjesës së parë shënuan fitore minimale 1:0, duke u kthyer me pikë të plota nga Kratova. Ishte kjo fitorja e dytë për skuadrën e trajnerit Ardian Nuhiu, pas asaj ndaj Rabotniçkit si vendas, duke bërë që tashmë FC Shkupi të ndajë pozitën e katërt në renditjen tabelare me Vardarin, që të dyja skuadrat me nga 7 pikë.
Fitoren ndaj Sileksit e vlerëson edhe kapiteni i FC Shkupit, Suat Zendeli, i cili nuk haroi të falënderojë edhe atë tifoz, në numër të vogël që kishin udhëtuar drejt Kratovës për të përkrahur skuadrën e tyre të zemrës.
“Normal se jemi të gëzuar për fitoren e djeshme. Mund ta them lirisht se kemi fituar një kundërshtar shumë të fortë në fushën e tyre. Arritëm të marrim tre pikë të plota që na jep një siguri më të madhe për objektivin tonë. I uroj lojtarët dhe stafin, e në veçanti atë numër të vogël tifozësh që ishin në Kratovë të cilët na mbështetën përplot 90 minuta”, – është shprehur Zendeli për faqen zyrtare të klubit nga Çairi.
Ndeshjen e rradhës FC Shkupi do ta zhvillojë të mërkurën në Çair ndaj Skopjes (15:30h)
GOLI I STOJKOSKIT NDAJ SILEKSIT
Публикувахте от infosport.mk в 17 септември 2017 г.