Suso shumë pranë rinovimit me Milanin

E ardhmja e yllit spanjoll, Suso, është e lidhur me Milanin. Kështu raportojnë të paktën mediat italiane, sipas të cilave spanjolli ka rënë dakord të vazhdoj bashkëpunimin me Milanin.

Gjithnjë sipas tyre Suso me Milanin do të nënshkruajë një kontratë të re e cila do ta lidhë atë me klubin “kuq e zi” deri në vitin 2022.

Sulmuesi spanjoll pritet të nënshkruajë për pesë vitet e ardhshme dhe do të fitojë 3 milionë euro plus bonuse.

23-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka dhënë katër asiste në tetë paraqitje për kuqezinjtë këtë sezon dhe është thirrur kohët e fundit nga Spanja për herë të parë për të veshur fanellën e “Furisë së Kuqe” që me 06 tetor do të luaj me Shqipërinë në kuadër të ndeshjeve eliminatore për Botërorin “Rusi 2018”.

 

Leave a Reply