Shkëndija ka demoluar Rabotniçkin në Shkup në ndeshjen e javës së 5-të në elitën e futbollit vendor, duke shënuar një prej fitoreve më bindëse në historikun e klubit në Ligën e Parë.
6:2 ishte rezultati final për “kuqezinjtë” nga Tetovë, me një lojë që pati edhe po aq raste të pastërta që nuk u realizuan nga sulmi i Shkëndijës.
Kapiteni Ferhan Hasani realizoi dy gola, nga një gol shënuan Todorovski, Alimi dhe Shefiti, teksa një gol tjetër ishte pjesë e futbollistit të Rabotniçkit, Iliev, i cili në tentativë për të bllokuar goditjen e Besart Ibraimit, shënoi në rrjetën e gabuar.
Në anën tjetër për “romantikët” dy golat e shënuar mbajnë firmën e Kire Markoskit (gol nga pika e bardhë) dhe nigerianit, Çinedu Çarls.