Shkëlzen Gashi dhe Kolorado Rapids barazuan 1:1 me Nju Jork Sitin ku bëjnë pjesë yje botërorë si italiani Andre Pirlo dhe spanjolli David Vija.
Ndeshja e zhvilluar sot në orët e para të mëngjesit ishte e vleshme për javën e 29-të kampionatit amerikan, MLS.
Anësori i majtë i Kombëtares shqiptare luajti si zëvendësues nga minuta e 65-të, duke u përmendur për disa veprime të bukura në kronikën e lojës.
Në anën tjetër 38-vjeçari Pirlo, përveçe goditi shtyllën horizontale, dha edhe asistin e golit të ekipit të tij të shënuar nga MekNamara (19’), ndërkohë golin e barazimit për Kolorado Rapids, e realizoi Badji dy minuta para fundit të takimit.