Piloti gjerman, Sebastian Fetel dhe ai finlndez, Kimi Raikonen janë detyruar që të braktisin garën për Çmimin e Madh të Singaporit.
Një kontakt mes pilotit finlandez me Maks Verstapen çoi në përplasjen e Ferarit me atë të Fetel.
Dy pilotët, Raikonen dhe Verstapen dolën nga pista duke u përplasur ku i’u deshën të linin garën në gjysmë.
Fetel pas përlasjes nuk i’a doli të kontrollonte dot makinën e tij të dëmtuar, duke dalë nga pista pas disa metrash.
Fetel duket se ka shpëtuar nga incidenti pa u dëmtuar, por në dalje të kthesës dytë humbi kontrollin e makinës së tij, duke u rrotulluar në mur.
Me një pikë të tretë, Hamilton mund të largohet nga Singapori me 28 pikë nga rivali i tij kryesor.