Pas humbjes që Shqipëria pësoi mbrëmjen e sotme ndaj Italisë, Xhani De Biazi u duk disi i mërzitur, shkruan sportal.al.
Trajneri i Kombëtares kuqezi për mediat deklaroi:
“Po ta marrësh nga ana teknike dhe taktike, ne bëmë një garë të mirë. Skuadra ime u impenjua maksimalisht.”
“Nuk jemi në momentin tonë fizik më të mirë. Mundemi 2-0 dhe kthehemi në shtëpi të pakënaqur. Më erdhi keq kur pashë ato fishekzjarret në fushën e lojë. Kam parë një realitet tjetër në këto 5 vite.”
“Jam i goditur dhe i prekur për aq sa pashë. Më vjen keq vërtet.”
Hipotezat e dorëheqjes? “Jo, është ende shpejt. Të kalojmë njëherë këtë mbrëmje të sotme, më pas do të flas me presidentin”, ishin fjalët e De Biazit.