Isko Alarkon edhe zyrtarisht ka vazhduar kontratën me Realin e Madridit, pjesë e së cilës skuadër do të jetë deri me 30 qershor të vitit 2022.
Mesfushori spanjoll ka nënshkruar sot kontratën me klubin madrilen, pasi ishte i lirë deri në fund të sezonit.
Lojtari ka deklaruar para medias se ndihet shumë i lumtur për marrëveshjen e arritur me kampionët.
Në fjalën e tij, 25-vjeçari tha se kishte pasur kontakte edhe nga Barcelona por kishte zgjedhur që të qëndronte në “Santiago Bernabeu” dhe se për një vendim të këtillë ndjehet shumë i lumtur.
“Jam shumë i lumtur dhe ndihem krenar që përfaqësoj ekipin më të mirë në botë. Kemi fituar shumë tituj dhe duam akoma më shumë” – tha Isko, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me fanellën e “mbretërve”, duke qenë ndër futbollistët më të merituar për titullin e kampionit në La Liga si dhe Ligën e Kampionëve.