Në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit është bërë njoftimi për shitjen e biletave për ndeshjen që Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë me Italinë.
Interesimi për këtë ndeshje pritet të jetë i madh, por në njoftimin e FSHF-së nuk është dhënë asnjë detaj lidhur me çmimin e biletave.
Ja çfarë shkruhet në faqen zyratre të FSHF-së:
“Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë të interesuarit se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen eliminatore të vlefshme për Botërorin “Rusi 2018”, Shqipëri–Itali, që do të zhvillohet më 9 tetor 2017, ora 20:45, në stadiumin “Loro Boriçi” Shkodër. Në shitje janë të gjithë sektorët, duke filluar nga tribuna VIP, tribuna A, sektori D3, sektori D4, sektori C1 dhe sektori C4. Biletat mund të blihen “online” në faqen zyrtare të FSHF-së- ”.
Ndeshja midis Shqipërisë dhe Italisë në program është me datë 09 tetor, dhe e njëjta do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.