Skenderbeu mbrëmë zhvilloi transfertën ndaj Dinamo Kievit në kuadër të ndeshjes së parë në grupin B të Liga Evropës, ndërsa në mbështetje të skuadrës nga Korça ka qenë vetëm një tifozë shqiptarë në stadiumin “Olimpiski” të Kievit.
Mediave ukrainase u ka rënë në sy sjellja e këtij tifozi, i cili pa ngurruar ka hapur flamurin shqiptarë në shkallët e tribunës ku ai i vetëm qëndroi gjatë 90-të minutave.
Kujtojmë që Skënderbeu pësoi humbje me rezultat 3-1 nga udhëtimi në Kiev.