Pas fitores së thellë në kampionat gjatë fundjavës, Mançester Siti ka shënuar edhe një fitore tjetër të thellë, kësaj rradhe ne ndeshjet e Ligës së Kampionëve, shkruan “infOSport.mk”.
Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola sonte në Roterdam demoluan Fejenordin, duke shënuar fitore me rezultatin 4:0. Për dallim nga ndeshja ndaj Liverpullit kur Sane dhe Zhesus Gabriel shënuan nga dy gola, sonte një gjë të tillë bëri mbrojtësi Stouns, teksa nga një gol realizuan sulmuesit Aguero dhe Zhesus.
Për dallim nga Siti, në ndeshjen tjetër të grupit “F”, Napoli i Elseid Hysajt u mund nga Shakhtari me rezultatin 2:1. Hysaj luajti për gjatë 90 minutave, por pa mundur për të ndihmuar skuadrën për ti ikur disfatës. Tajson në pjesën e parë dhe Fereira ishin autorë të golave për skuadrën ukrainase, teksa për “napolitanët” golin e vetëm e realizoi polaku, Milik.