LK, 25 gola në 8 ndeshje, humbet Hysaj, barazon Ahmedi

Sonte janë zhvilluar 8 takimet e mbrëmjes së dytë në Ligën e Kampionëve, ku u shënuan gjithsej 25 gola. Mançester Siti i Pep Guardiolas realizoi fitoren më të thellë (4:0) në transfertën ndaj Fejenordit, teksa fitore të mëdha në këtë mbrëmje morrën Beshiktashi dhe Totenhami.

Që të dyja këto skuadra shënuan fitore identike, 3:1, duke mundur  Porton, gjegjësisht Borusinë e Dortmundit.

Surpriza e mbrëmjes ndodhi në Ukrainë, ku Shakhtari arriti që të mund Napolin e Elseid Hysaj, teksa Valon Ahmedi që luajti si titullarë me Mariborin, barazoi në shtëpi ndaj Spartakut të Moskës.

Me barazime u mbyllën edhe ndeshjet Liverpull – Ssevilja (2:2), si dhe Lajpcig – Monako (1:1), ndërkohë Reali i Madridit i udhëhequr nga Ronaldo me rezultatin 3:0 mundi APOEL-in qipriot.

Ylli portugez shënoi dy gola në këtë përballje, duke arritur në këtë mënyrë në shifrën e 110 golave, teksa një gol tjetër realizoi kapiteni, Serhio Ramos.

 

Liga e Kampionëve

Feyenoord 0 – 4 Manchester City
 Liverpool 2 – 2 Sevilla
Maribor 1 – 1 Sp. Moscow
Porto 1 – 3 Besiktas
RB Leipzig 1 – 1 Monaco
Real Madrid 3 – 0 APOEL
Shakhtar 2 – 1 Napoli
 Tottenham 3 – 1 Bor. Dortmund

 

 

 

Leave a Reply