Lionel Messi është zhbllokuar më në fund përballë Xhanluixhi Bufonit, ndaj të cilit sonte shënoi dy gola në fitoren 3:0 të Barcelonës në ndeshjen e parë të grupit “D”, të Ligës së Kampionëve Evropian.
Messi i cili nuk kishte shënuar asnjëherë më parë ndaj Bufonit, sonte realizoi dy gola, nga një në secilën pjesë, ndërsa një gol tjetër realizoi Ivan Rakitiç.
Goleadë e vërtetë ndodhi në “Stemford Brixh”, ku Çelzi shënoi fitore 6:0 ndaj Karabagut të Ansi Agollit, teksa Paris Sen Zhermeni me rezultatin 5:0 në transfertë mundi Seltikun.
Fitore identike 3:0 shënuan Mançester Junajtedi dhe Bajern Munihu, teksa Benfika u mund para tifozëve të vetë nga CSKA Moska me rezultatin 1:2.
Olimpijakosi pas pjesës së parë të dobët kur pranoi 3 gola, në fund pësoi disfatë 2:3 ndaj Sportingut të Lisbonës, teksa ndeshja derbi e natës së sontme ndërmjet Romës dhe Atletiko Madridit u mbyll me barazim pa gola.
Liga e Kampionëve | ||
AS Roma | 0 – 0 | Atl. Madrid |
Barcelona | 3 – 0 | Juventus |
Bayern | 3 – 0 | Anderlecht |
Benfica | 1 – 2 | CSKA Moscow |
Celtic | 0 – 5 | PSG |
Chelsea | 6 – 0 | Qarabag |
Manchester Utd | 3 – 0 | Basel |
Olympiakos | 2 – 3 | Sporting |