Zbulohet oferta e Barcelonës për argjentinasin, Di Maria

Barcelona ka insistuar për të marrë shërbimet e Anhel di Marias deri në minutën e fundit të merkatos verore, mirëpo që në fund nuk i’a arriti dot.

Një gjë të tillë kanë konfirmuar vetë nga klubi “katalunas” në konferencën për shtyp pas përfundimit të merkatos por që ditën e djeshme gazeta e njohur franceze, “L’Equipe” nxori detajet e operacionit.

Sipas tyre, drejtuesit e Barcelonës për shërbimet e mesfushorit argjentinas kishin ofruar plotë 45 milionë euro, plus 5 mln të tjera bonuse.

Megjithatë një ofertë e këtillë ishte hedhur poshte nga ana e drejtuesve të Paris Sen Zhermenit, të cilët kërkonin 60 milionë euro dhe hiç më pak.

Leave a Reply