Messi-Ronaldo, Xhoshua: Ja kush do të fitonte një meç boksi mes tyre

Argjentinasi Lionel Messi dhe portugezi Kristiano Ronaldo pa diskutim që për momentin janë dy futbollistët më të mirë në Botë. Që të dy janë pjesë e La Ligas, duke mbrojtur ngjyrat e dy skuadrave rivale të Spanjës, Barcelonës dhe Realit të Madridit.

Por nëse rivaliteti i tyre do të bartej në një rrahje, shumë fansa do të ishin kuriozë të dinin se kush do të dilte fitues.

Sipas boksierit më të mirë në botë, Entono Xhoshua fitues në një duel të mundshëm mes tyre do të ishte pa dyshim Kristiano Ronaldo.

“Mendoj se Messi është i fortë dhe i përkushtuar. Por, Ronaldo duket sikurse një Brus Li. Vetëm qëndron aty dhe të zotëron në një qoshe dhe je i përfunduar. Messi është pak më shumë, ashtu siç e tregon emri i tij, “messy – problematik’”, – u shpreh Xhoshua, i cili luftën e tij të rradhës në boksin profesionist do ta ketë me datë 28 tetor në Kardif kundër boksierit bullgar, Kobrat Pulev.

 

Leave a Reply