Sotir Nini u dallua në futbollin grek 10 vite më parë ku u bë pjesë e padiskutueshme e formacionit bazë të Panathinaikosit.
Edhe pse i lindur në Himarë të Shqipërisë, Sotir Nini vendosi të zgjedhë Kombëtaren greke para asaj shqiptare.
Por duket se “mallkimi” i tradhëtisë ndaj Kombit të tij duke se e ka ndjekur 27-vjeçarin. Nini dikur vlerësohej një “Messi i ri” ndërkohë sot e kanë harruar të gjithë këtë epitet.
Sot karriera e tij është e mbaruar dhe futbollisti nga Himara ka një mundësi të fundit dhe ajo është në futbollin izraelit. 27-vjeçari ka nënshkruar me ekipin e Makabi Petah Tikva, me të cilën skuadër pritet të debutojë me 16 shtator në transfertën ndaj Shmona.
Te Makabi Petah Tikva, Nini erdhi si agjent i lirë nga skuadra belge e Meshelen.