Një gjë e pazakontë ndodhi sot para fillimit të ndeshjes në Manastir ndërmjet Pelisterit dhe Skopjes. Futbollistët e skuadrës vendase, fitues aktual të Kupës së Maqedonisë protestuan para ndeshjes kundër skuadrës shkupjane.
Ata pas fërshëllimës së arbitrit kryesor u ulën në fushën e blertë në shenjë proteste për shkak pagave të vonuara.
Pasi mbetën ulur rreth 30 sekonda, ata më pas u ngritën dhe vazhduan ndeshjen, ndërsa një gjest i këtillë u përshëndet me duartrokitje nga ana e tifozëve të pranishëm në stadiumin “Tumbe Kafe”.