Izair Emini sot kishte debutimin zyrtarë me fanellën e Shkëndijës, prej kur se ky i fundit edhe përfundimisht shkëputi kontratën me Kukësin. Emini kishte një super debutim, pasi shënoi golin e parë në barazimin 3:3 të Shkëndijës ndaj Pobedës, ndërsa gjithashtu iu anulua një gol tjetër i shënuar në minutën e 60-të.
Njëri nga mbrojtësit e Pobedës ndali në mënyrë të palejuar mesfushorin, Enur Totre, ndërsa topi përfundoi në këmbët e Izair Eminit, i cili nuk mendoi shumë dhe me të parën goditi duke dërguar topin në rrjetë, mirëpo që i njëjti u anulua për shkak se arbitri kryesor Marjan Gocevski ndërpreu aksionin, duke akorduar goditje të lirë në favor të Shkëndijës.
Parashtrohet pyetja, a mund që i njëjti të lejonte rrjedhjen e aksionit?