Spanjolli Mark Markez (Honda) fitoi Çmimin e Madh të San Marinos në MotoGP, gara e tretë e Botërorit.
Vendi i dytë për Danilo Petruçit (Ducati Pramac), ndërsa i treti doli Andrea Doviciozo (Ducati).
Horge Lorenco u rrëzua në xhirot e parë kur ishte në krye të garës.
Me këtë fitore, Markez arriti Doviciozon në vendin e parë të klasifikimit, me nga 199 pikë, i treti Vinales dhe i katërti është Valentino Rosi.