Nijas Lena sezonin e ri në Superligën shqiptare e nisi me këmbë të marë. Mesfushori strugan shënoi golin e parë për Teutën, duke ndihmuar skuadrën e tij që të marrë fitore në përballjen ndaj Luftëtarit, një ndeshje kjo shumë e luftuar nga ana e futbollistëve të të dyja skuadrave, që në fund u mbyll me fitoren 2:1 të skuadrës durrësake, shkruan “infOSport.mk”.
Teuta-Luftëtari (Përmbledhje)
Публикувахте от DigitAlb в 9 септември 2017 г.
Lena realizoi nga pika e bardhë në minutën e 48-të, duke kaluar në epërsi 1:0 Teutën, për të cilën skuadër golin e fitores e realizoi Shehaj në minutën e 85-të, duke zhvlerësuar në këtë mënyrë golin e futbollistit mysafir Abazaj dy minuta më herët.
Skënderbeu-Flamurtari (Përmbledhje)
Skënderbeu-Flamurtari (Përmbledhje)
Публикувахте от DigitAlb в 9 септември 2017 г.
Për dallim nga Lena, Artim Pollozhani dhe Muhamed Useinin, nuk e nisën mbarë me Flamurtarin e tyre. Dy ish futbollistët e Shkëndijës me skuadrën vlonjate u mundën nga Skënderbeu në Korçë, për të cilën skuadër nuk debutoi dot ish futbollisti i Rabotniçkit, Suad Sahiti. Në anën tjetër te Flamurtari, përveç dyshes shqiptare, debutuan edhe braziliani Xhufo, që këtë merkato u transferua në Vlorë nga rradhët e Shkëndijës si dhe Goran Siljanovski, i cili la Rabotniçkin për Flamurtarin.
Kukësi-Kamza (Përmbledhje)
Публикувахте от DigitAlb в 9 септември 2017 г.
Një debutim tjetër në ndeshjet e javës së parë në Superligën shqiptare gjatë ditës së djeshme bëri edhe futbollisti kërçovarë i Kamzës, Demir Imeri, i cili në fund me skuadrën e tij pësoi disfatë minimale nga Kukësi, 1:0.