Në Brazil ndeshjet e futbollit mund ti ndjekin edhe qentë. Një risi të tillë ka sjellë skuadra e Kruzeiros, e cila në ndeshjet e saj ka disa fansa special.
Drejtuesit e kësaj skuadre kanë vendosur që tifozëve të tyre të ju lejojnë që në stadium të sjellin edhe qentë e tyre. Ata mund të ndjekin ndeshjen pas një xhami, ndërkohë që të pranishëm në një ndeshje mund të jenë vetëm 15 qen.
Kjo është një mundësi e mirë qe fansat që nuk shkëputen dot nga qentë, e tyre t’i marrin kudo me vete madje edhe në stadium, sigurisht duke paguar një biletë paksa më të shtrenjtë.