Sulmuesi i Liverpullit, Sadio Mane, i ka kërkuar falje portierit të Manester Sitit, pas atij starti horor në ndeshjen e djeshme, në të cilën në fund skuadra e tij pësoi një debakël, duke u mundur me rezultatin 5:0.
Gardiani i Sitit, Ederson mori një goditje të fortë me takë në fytyrë, ë i shkaktoi disa disa të çara në fytyrë, por që fatmirësisht nuk ka asnjë frakturë.
Ka qenë vetë Ederson, ai i cili ka postuar disa foto pas dëmtimit, ndërkohë që Sadio Mane, në profilin e tij në “facebook” kishte shkruar:
“Shpresoj dhe uroj që Ederson të ketë një shërim të shpejtë. Më vjen shumë keq që ai u lëndua gjatë një ndërhyrje aksidentale në fushë, dhe më vjen keq që ai nuk mundi ta mbyllte ndeshjen. Pavarësisht kësaj, lutem që të kthehesh sa më shpejt!.