LDFM, skuadrat kërçovare mbetën pa fitore

Dy skuadrat kërçovare që garojnë në Ligën e Dytë – Perëndim, Zajazi dhe Vëllazërimi kanë mbetur pa fitore në ndeshjet e javës së dytë, njofton “infOSport.mk”.

Zajazi në teren vendas nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit. Vendasit e dëshironin më shumë fitoren në këtë përballje, mirëpo edhe përkundër rasteve të krijuara para portës së skuadrës tetovare, në fund nuk i’a arritën qëllimit që të shënojnë golin e fitores.

Për dallim nga Zajazi, skuadra tjetër kërçovare, Vëllazërimi pësoi disfatë 2:0 në transfertën ndaj Lokomotivës në Shkup.  Të besuarit e trajnerit Nikolla Karçev, çështjen e fituesit e zgjodhën që në pjesën e parë, kur Robert Mladenovski realizoi golin e parë në minutën e 10-të, teksa Stefan Kocev në minutën e 35-të shënoi edhe golin e dytë, që në fund u tregua edhe si i fundit në këtë përballje.

Labunishta falë golit të shënuar nga ana e Metodija Milevski (20’), regjistroi fitoren e parë historike në Ligën e Dytë Futbollistike, Gostivari realizoi një fitore të madhe ndaj Novacit (4:1), teksa ndeshja në Shkup midis EuroMilkut dhe Struga Trim Lum u mbyll me barazimin 2:2.

 

LDFM – Perëndim

Euromilku 2:2 FC Struga Trim & Lum
KF Gostivari 4:1 Novaci
Labunishta 1:0 Teteksi
Lokomotiva 2:0 Vëllazërimi
Zajazi 0:0 Makedonija Gj.P

Leave a Reply