Sulmuesi shkdran i Nojshtadt, Hamdi Salihi vazhdon shkëlqimin e tij në futbollin austriak. Ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte njeriu kryesor në fitoren e skuadrës së tij ndaj Liefering. Dy golat e tij i siguruar fitoren 2:0 skuadrës së Nojshtadt, që pas 9 xhirove vazhdon të kryesoj renditjen tabelare në Ligën e Dytë austriake, ndryshe e njohur si “Erste Liga”.
Bomberi shkodran golin e parë e realizoi në minutën e 10-të, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes mysafire, teksa golin e dytë e realizoi nga pika e bardhë në minutën e 23-të.
Me këto dy gola Salihi arriti në kuotën e 8 golave të shënuar në 9 përballje, ndërsa ishte kjo dopieta e tij e tretë gjatë këtij sezoni, pas atyre në ndeshjet ndaj Wattens dhe Austria Lustenau.